Rita Ora: E adhuroj Calvin Harris

08/08/2014 00:00

Rita Ora, gjatë një interviste për revistën “Glamour”, ka folur dhe për ndarjen nga i dashuri i saj, Calvin Harris. Gjatë intervistës, ajo tha se e adhuron atë. “Ne kemi punuar shumë fort  dhe ishim së bashku kudo nëpër koncerte”, tha këngëtarja 23-vjeçare.

Këngëtarja e hitit R.I.P. pranoi se nuk do të fliste kurrë në “Twitter” për ndarjen nga Calvin Harris, nëse ai nuk do të kishte përdorur rrjetet sociale për ta konfirmuar përfundimin e romancës së tyre. Çifti u nda në Qershor të këtij viti.

Rita Ora tha: “Sinqerisht, nëse Calvin nuk do e kishte bërë këtë, as unë nuk mund ta bëja. Më mori 5 ditë për të shkruar 3 fjali”. Një burim thotë se “Rita ishte shumë në siklet pas postimit të D.J. skocez për dhënien fund të romancës me Rita Orwn. Ajo mendoi se Calvin nuk do ta bënte publike, kështu që Rita u shokua”.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel