OBSH: Ebola, emergjencë ndërkombëtare

08/08/2014 00:00

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka deklaruar përhapjen e Ebolës në Afrikën Perëndimore si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Zyrtarët e OBSH-së thanë se pasojat e mundshme ishin “veçanërisht serioze”, për shkak të egërsisë së virusit.

Njoftimi erdhi pasi eksperët u mblodhën në një takim emergjent dyditor në Zvicër. Deri tani, 930 njerëz kanë vdekur nga Ebola në Afrikën Perëndimore, gjatë këtij viti.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësinë tha se përhapja e tij ishte një “ngjarje e pazakontë”.

“Një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare shihet si thelbësore për të ndalur dhe për të bërë të pasuksesshëm përhapjen ndërkombëtare të Ebolës”, thuhej në një deklaratë.

Deri më tani, shpërthimi i tij ka prekur vende si Guinea, Liberia, Nigeria dhe Sierra Leone. OBSH tha se nuk do të ketë ndalim të përgjithshëm të udhëtimeve ndërkombëtare, apo aspektit tregtar.

Gjithsesi, shtetet duhet të jenë të përgatitura të kapin, hetojnë dhe menaxhojnë rastet me Ebola, sidomos nëpër aeroporte, thuhej në të.

Top Channel