Chris Brown ndryshon deklaratën dhe pranon akuzën për sulm, producenti muzikor kërkon drejtësi pas incidentit në klub
Dy raketa të lëshuara nga Hamasi kanë rënë në një zonë në jug të Izraelit, vetëm 3 orë para përfundimit të armëpushimit 3-ditorë, kanë bërë të ditur autoritetet izraelite.
Zyrtarët egjiptianë, të cilët sugjeruan armëpushim 72-orësh që filloi të martën, po kërkonin me ngulm të bindin të dyja palët për të rënë dakord për një marrëveshje afatgjatë.
Një zëdhënës i Hamasit i bëri thirrje negociatorëve palestinezë në Kajro për të refuzuar çdo zgjatje të armëpushimit nëse nuk përmbushen kërkesat afatgjata. Ai tha se organizata ishte e gatshme për një luftë të gjatë.
Ndërkohë, pala izraelite ishte shprehur e gatshme për të zgjatur armëpushimin para se të përfundonte afati të premten në mëngjes.
Pas 4 javë luftimesh të ashpra ndërmjet forcave izraelite dhe militantëve në Gaza më shumë se 1900 njerëz kanë mbetur të vdekur.
Top Channel