Britney Spears, në versionin top modele

08/08/2014 00:00

Britney Spears është rikthyer në formën e saj më të mirë fizike. Në Instagram, ajo ka postuar foto që prezantojnë linjën e saj më të re të të brendshmeve, dhe ajo është modelja e koleksionit të saj.

Ky koleksion pritet të dalë së shpejti, por Britney ka vendosur t’i  bëjë promovimin e duhur nëpërmjet rrjeteve sociale. Duket se këngëtarja ka rikthyer faqe në jetën e saj. Ajo ka filluar të bëjë një dietë të shëndetshme, të ushtrohet në palestër për të fituar formën e dikurshme.

Këngëtarja shpreson që ketë sukses dhe femrat të blejnë linjën për t’u ndjerë “sexy” dhe të hijshme.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel