Bobo Vieri dhe jeta e natës në Formentera

08/08/2014 00:00

Ish-futbollisti Bobo Vieri njihet për pasionin e tij për jetën e natës dhe klubet verore. Dhe, nuk kishte si të mungonte në jetën e natës në “party”-it e këtij viti.

Ai është fotografuar nën shoqërinë e miqve në plazhet e Formentera-s. Bobo, gjithashtu, ka postuar foto dhe video në diskotekë, në krah të mikeshës së tij Melita Toniolo dhe ish-velinës Federica Nargi.

Gjithashtu, gjatë ditës, Vieri është fotografuar duke luajtur në plazh me miqtë e tij, duke iu rikthyer pasionit të vjetër, futbollit. Bobo Vieri është i lumtur me jetën që bën dhe duket se po i shijon shumë këto ditë.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel