“Shtimi i trupave ruse në kufi, rrezik pushtimi”

07/08/2014 00:00

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel është shprehur i shqetësuar se Moska mund të jetë duke përgatitur një sulm ndaj Ukrainës, pas veprimeve të fundit ushtarake në kufi.

NATO ka thënë se ditët e fundit rreth 20 mijë trupa ruse janë grumbulluar në kufi me Ukrainën. Hagel është shprehur se është dakord me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, i cili tha të mërkurën se rritja e forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën ka rritur rrezikun e një pushtimi të mundshëm.

“Unë mendoj së është një realitet dhe në mënyrë absolute, mundësia për ndërhyrje ekziston”, tha Hagel, i cili ishte në një vizitë në Shtutgart, ku u takua me udhëheqësit e trupave amerikane në Europë.

Zyrtarët amerikanë janë shprehur më parë se më shqetësuese se sa numrat janë aftësitë e forcave ruse, gjë që e theksoi të martën zëdhënësi i Pentagonit, admirali John Kirby.

Top Channel