Pistorius mashtroi gjykatën

07/08/2014 00:00

Atleti i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius, i dyshuar për vrasjen e së dashurës së tij, është akuzuar nga gjykata si “i rremë” në dëshmi dhe ka thënë një sërë gënjeshtrash.

Pistorius mohoi vrasjen e së dashurës së tij, Reeva Steenkamp. Dëshmitarët, që ishin fqinj në lagjen e atletit, thanë se kanë dëgjuar britmat e vajzës dhe një sërë të shtënash në drejtim të saj.

Por, Oscar Pistorious u vetëmbrojt dhe tha se ndodhi gabimisht. Reeva Steenkamp u gjet e vrarë në shtëpinë e Pistorius, në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, 14 Shkurtin e vitit të kaluar.

Top Channel