Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Militantë të Boko Haram sulmuan qytetin Gwoza në verilindje të Nigerisë, duke vrarë me dhjetëra persona.
Ekstremistët ka detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre dhe i kanë vënë flakën komisariatit të policisë dhe ndërtesave të tjera publike. Banorët vendas janë shprehur për AFP se ushtria e kishte braktisur qytetin kohë më parë.
Sulmi në Gwoza erdhi disa javë pasi kryengritësit morën nën kontroll Damboan, një tjetër qytet, i cili ishte sulmuar disa herë nga terroristët.
Boko Haram kërkon të krijoi një shtet islamik në veri të Nigerisë. Më shumë se 10 mijë njerëz janë vrarë që nga nisja e kryengritjes në vitin 2009.
Top Channel