“Modeli imazh” i ekstremistëve të ISIS

07/08/2014 00:00

Rrjetet sociale janë një mjet i përdorur nga militantët e ISIS për të propaganduar filozofinë e tyre ekstremiste fetare.

E pikërisht në këto rrjete një ndër më aktivet është Islam Yaken, një i ri egjiptian i pagëzuar në internet me emrin “xhihadisti trendi”. Yaken bën pjesë tek ata dhjetra-qindra të rinj “që iu është blerë mendja” dhe i janë bashkuar krimeve makabre të ISIS në Siri dhe Irak, madje edhe duke postuar në internet foto me koka njerëzisht të prera.

Megjithatë, përveç kësaj Yaken shihet edhe si rasti tipik i fuqisë së propagandës së ISIS. I riu egjiptian rrjedh nga një familje e pasur në vendin e tij, i shkolluar në lice perëndimorë dhe njohës i mirë i gjuhës angleze dhe frënge. Para “se të zbulonte pasionin e tij të ri me prerje kokash”, Yaken ishte i fiksuar pas palestrës dhe mbajtjes së trupit në formë.

Sa kohë ishte në Egjipt, miqtë e kujtojnë si një mbështetës të flaktë të presidentit Mohamed Morsi, presidenti i dalë nga Vëllazëria Muslimane që u rrëzua nga ushtria me akuzën e vrasjes së popullit dhe sot ata shprehen të tronditur nga ndryshimi i mikut të tyre.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel