Kim Kardashian dëshiron një fëmijë të dytë

07/08/2014 00:00

Sipas “UsWeekly,” Kim Kardashian është e gatshme të ketë një fëmijë të dytë. Ajo dëshiron që vajza e saj të ketë një vëlla.

Sipas burimeve thuhet se ylli i “Keeping up with Kardashian” po kërkon një shtëpi afër nënës së saj Kris Jenner duke patur parasysh se dëshiron që të shtojë numrin e pjesëtarëve të familjes së saj të vogël.

“Kim dëshiron që North të ketë një vëlla që të mos kenë shumë diferencë nga njëri-tjetri”, thotë një burim. Duket se Kim po ndjek hapat e motrës së saj të madhe Kourtney që ka dy fëmijë, Mason dhe Penelope dhe është sërish shtatzënë.  

Kim tashmë jeton në vilën e Kris Jenner në Hidden Hills së bashku me North dhe Kanye. Ata kanë blerë një vilë në Bel Air, por që ka nevojë për shumë rinovime.

FOTO GALERI
1/8
Kim Kardashian dëshiron një fëmijë të dytë

Top Channel