Embargoja ruse, vetizolimi më i madh prej BS-së

07/08/2014 00:00

Moska vendosi një embargo të përgjithshme të importeve ushqimore nga shumë vende të Europës Perëndimore, gjatë së enjtes, si shenjë hakmarrjeje kundër sanksioneve të vendosura prej SHBA-BE mbi çështjen e Ukrainës, një masë më e fortë nga sa pritej, që izolon konsumatorët rusë nga tregtia botërore në një shkallë të paparë që prej periudhës sovjetike.

Në lindje të Ukrainës, një ekip ekspertësh holandezë ndalën punën e tyre në vendin e rrëzimit të avionit MH17 të “Malaysia Airlines”, i cili u rrëzua në hapësirën e kontrolluar prej rebelëve pro-rusë, duke thënë se territori është bërë tepër i rrezikshëm prej luftimeve midis forcave qeveritare të Kievit dhe separatistëve.

Ukraina, nga ana e saj, deklaroi se ndalimi i kërkimeve për eshtrat e viktimave nënkupton për ta dhënien fund të armëpushimit për këtë vendngjarje specifike, e rifillimin e ofensivës së saj ndaj rebelëve, të cilët furnizohen me armë nga Moska sipas Perëndimit.

Çmimet e aksioneve ruse kanë rënë ndjeshëm që prej njoftimit të embargos 1-vjeçare të Moskës ndaj të gjitha ushqimeve, përfshi mishin, peshkun, bulmetrat, frutat dhe perimet, nga Shtetet e Bashkuara, blloku 28 anëtarësh i BE-së, Kanadaja, Australia dhe Norvegjia, edhe pse kjo e fundit nuk është anëtare e BE-së.

Rusia bleu rreth 43 miliardë dollarë sasi ushqimesh gjatë vitit të kaluar. Ajo është në fakt një nga konsumatëret më të mëdha të frutave dhe perimeve me prejardhje nga BE, konsumatori i dytë më i madh blerës i mishit të shpendëve nga Amerika, si dhe një konsumator tepër i madh global, sa i përket peshkut, mishit dhe bulmetrave.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi qeverinë e tij të adoptonte sa më shpejt masat hakmarrëse kundër vendeve të Perëndimit, të cilët kishin vendosur sanksione ndaj sektorëve rusë të mbrojtjes, naftës dhe financave, për shkak të mbështetjes së Moskës për rebelët separatistë në Lindje të Ukrainës.

Ai kishte premtuar se masat nuk do të dëmtonin konsumatorët rusë, gjë që nënkuptonte se ai do të përjashtonte disa produkte tepër popullore, por në fund, embargo e njoftuar nga kryeministri Dmitry Medvedev, nuk kishte asnjë përjashtim.

Me të shpallur këtë vendim, gjithë përbërësit e borxheve ruse, përfshi interesat dhe afatet e maturimit, janë rritur në nivelet më të larta të tyre, ndërsa çmimet e saporimëkëmbura të aksioneve të Moskës kanë pësuar një goditje…

Top Channel