Ebola, Liberia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

07/08/2014 00:00

Presidenti i Liberisë Ellen Johnson Sirleaf ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 90 ditë pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës të Ebolës.

Sirleaf u shpreh se është e nevojshme të merren masa të jashtëzakonshme për të dalë nga kjo situatë tejet e rënduar dhe e rrezikshme. Ai shtoi se varfëria, kultura dhe praktikat fetare vazhdojnë të ndikojnë negativisht në përhapjen e sëmundjes.

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po mbajnë një takim në Gjenevë të Zvicrës për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga shpërthimi i virusit në disa shtete të Afrikës. Në takimin 2-ditorë do të vendoset nëse do të shpallet një emergjencë shëndetësore globale.

Ebola është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse të njohura për njerëzit. Rreth 90% e personave të prekur nuk arrijnë të mbijetojnë. Deri tani kanë vdekur më shumë se 930 njerëz në Guine, Sierra Leone dhe Nigeri.

Top Channel