Viktimat e Ebolës lihen në mes të rrugëve (Kujdes! Imazhe të rënda)

06/08/2014 00:00

Se sa alarmante është situata në vendet e Afrikës Perëndimore të prekura më së shumti nga përhapja e virusit Ebola, mjafton të shihen disa pamje që vijnë prej andej, ku të vdekurit e shkaktuar nga ky virus lihen nga familjarët në mes të rrugëve nga frika se mos infektohen.

Fotoja e shkrepur nga Liberia është me të vërtetë rrënqethëse. Një i ri i infektuar nga virusi është dëbuar nga shtëpia nga familjarët e tij pas frikës se mund të infektoheshin.

I riu ka ndërruar jetë në mes të rrugës ku dhe është lënë aty për orë të tëra. Kalimtarët i qendronin larg dhe nuk mungojnë as fëmijët që shohin të tmerruar atë që po ndodh para syve në vendin e tyre.

Besohet se të paktën 900 persona kanë gjetur vdekjen deri më tani në vendet e Afrikës Perëndimore nga ky virus.

Liberia së bashku me Sierra Leonen janë dy ndër vendet më të prekura nga virusi që transmetohet tek njeriu nga lakuriqi i natës. Virusi në 90 përqind të rasteve është vdekjeprurës duke shkaktuar fillimisht diarre, gjakderdhje nga hunda, goja dhe sytë e më pas vdekjen.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel