SHBA, “selfie” me Malia Obama-n

06/08/2014 00:00

Vajza e madhe e presidentit amerikan, Malia , 16 vjeç  ka bërë një “selfie” në festivalin muzikor “Lollapalooza” në Çikago.  Foton e ka postuar në “Twitter” mikesha e saj që kishte shkruar “Chillin with Malia Obama” ose “duke u relaksuar me Malia Obama”.

Në “Twitter” kishte dhe postime të tilla që  “E pyeta Malia Obama-n për një foto dhe më tha që nuk kishte leje”.  

Malia kishte zgjedhur që të shijonte me miqtë e saj koncertin duke patur parasysh që është edhe një dashamirëse shumë e madhe e muzikës.

Pak ditë më parë së bashku me mamanë e saj Michelle dhe motrën u fotografuan teksa ndiqnin një koncert të Beyonce & Jay Z.  Gjatë një interviste Zonja e Parë e SHBA tha se vajzat e saj ishin fanse të muzikës së Beyonce dhe Jay Z.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel