Italia bie sërish në recesion

06/08/2014 00:00

Italia bie përsëri në recesion ekonomik. Ekonomia e saj tkurret dhe shifrat e fundit tregojnë se ajo është më dobët se sa pritej.

Sipas të dhënave, të gjitha mallrat dhe shërbimet në vend u tkurrën me 0.2%, në tremujorin e dytë të vitit.

Ekonomistët e konsiderojnë uljen e GDP-së si një faktor, që shpreh se vendi është në recesion.

Kjo tkurrje e fundit e papritur e GDP-së është një goditje për kryeministrin Matteo Renzi, i cili erdhi në pushtet në Shkurt, me premtimin se do të bënte një reformë për të ringjallur ekonominë.

Top Channel