Ish-gruaja e Mandelës kërkon shtëpinë e tij

06/08/2014 00:00

Ish-gruaja e presidentit të parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut, Nelson Mandela, ka kërkuar shtëpinë e tij në fshat për fëmijët e saj, duke shkaktuar mosmarrëveshjen e parë ligjore që pas vdekjes së tij.

Avokatët e Winnie Madikizela-Mandela thanë se ajo gëzon të drejtën ligjore për të kërkuar shtëpinë e të ndierit.

Pasuria e Nelson Mandelës u vlerësua në 4.3 milionë dollarë pas vdekjes së tij në muajin dhjetor. Ish-presidenti i Afrikës së Jugut ka qenë i martuar tri herë, ndërsa ishte divorcuar me Winnie në vitin 1996.

Avokatët e Winnie Madikizela kanë thënë se ajo e ka marrë shtëpinë në Qunu në kohën kur Mandela ishte në burg.

Winnie Madikizela gëzon respektin e shumë afrikanëve për sakrificat që ajo ka bërë në luftën ndaj aparteidit. Ajo kishte një vend të rëndësishëm në funeralin e bashkëshortit të saj, duke u cilësuar si një e ve dhe jo një e divorcuar.  

Top Channel