Irak, kryeministri lajmëron “ferrin”

06/08/2014 00:00

Dhjetra njerëz ranë prè e sulmeve në Irakun Verior dhe shumica e tyre kanë gjetur vdekjen.

Shteti Islamik i vetëshpallur ka hapur zjarr në qytetin e Mosulit. Nga ana tjetër, kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, i cili është nën presion të vazhdueshëm për të hequr dorë nga vendimi i tij personal, për një mandat të tretë në detyrë, tha të mërkurën se, çdo përpjekje jokushtetuese për të formuar një qeveri të re, do të hapë “portat e ferrit” në vend.

Në fjalimin e tij javor drejtuar kombit, Maliki hodhi poshtë çdo ndërhyrje, që mund të vijë nga jashtë në lidhje me procesin zgjedhor.

Top Channel