Victoria Beckham flet për krizën me djalin Brooklyn Beckham: Gjithmonë kemi bërë më të mirën për fëmijët tanë Që nga lashtësia e deri në ditët tona njerëzimi ka ecur nëpër një kalvar vuajtjesh që luftërat dhe dhuna sjellin. Dy artistë të mirënjohur, piktorja Lumturi Blloshmi dhe koreografi Gjergj Prevazi e kanë sjellë artistikisht këtë kalvar përmes imazheve artistike dhe dansit “Zarabanda-Ftesë në ferr”.
“Kemi zgjedhur këtë titull pasi kjo shfaqje i bën homazh gjithë vuajtjeve njerëzore të njerëzve dhe popujve që nga lashtësia”, shpjegoi Prevazi.
Koreografia e Elton Cefës, Akreoma Saliut, Elona Zyberit, Robert Nuhas, Rosella Pellicciottit, Glodian Imerajt, Rreze Qerretit dhe Evisa Lazrit përcollën te publiku artistikisht intensitetin e vuajtjeve njerëzore dhe ferrit të krijuar mbi tokë nga vetë njerëzit, duke mbështetur imazhet e punimeve të artistes Blloshmi të realizuara në lëkura portokalli.
Premiera që ndërthuri bukur artin e Blloshmit të projektuar në muret e Torrës Veneciane me koreografinë e Prevazit dhe lëvizjet e 8 kërcimtarëve u mirëprit nga qytetarët durrsakë dhe pushuesit e shumtë që frekuentojnë qytetin në këtë sezon.
Top Channel