Tjetër urdhër arresti për vjedhjen e bankës
05/08/2014 00:00
Një tjetër urdhër arresti është lëshuar për llogari të hetimeve për vjedhjen e Thesarit të Shtetit.
Policia e Tiranës mori në dorë urdhrin e Prokurorisë për ndalimin e ish-Drejtorit të Thesarit në Bankën e Shtetit, Dorian Çollaku, i cili ishte shkarkuar nga detyra vetëm dy dite më parë. Ai dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tij ka lehtësuar në vjedhjen e 713 milionë lekë përgjatë katër viteve.
Policia ka shkuar në shtëpinë e Çollakut, por nuk e ka gjetur atë në banesë. Agjentët e kanë kontaktuar në telefon dhe vetë Çollaku ka pohuar se ishte me pushime, ndërsa të mërkurën është vetëdorëzuar në polici.
Top Channel