Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
James Brady, ish-Sekretari i Shtypit në Shtëpisë së Bardhë është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Brady mbeti i plagosur rëndë, duke u qëlluar në kokë, gjatë atentatit ndaj Presidentit Ronald Reagan.
Familja njoftoi ndarjen nga jeta të Brady-t pas një sëmundje të pazbuluar. Ai shërbeu në 3 administrata të republikanëve, ndërkohë që mbeti i paralizuar pas plagosjes në atentatin ndaj Presidentit.
James Brady ishte një përkrahës për një kontroll më të rreptë të armëve dhe loboi për ligjin, i cili u nënshkrua në vitin 1993 dhe mbajti emrin e tij. Në vitin 2000, presidenti i atëhershëm, Bill Clinton i vendosi zyrës së konferencave të shtypit emrin e James Brady.
Top Channel