Kimi në Twitter: Kam të pasme gjigante!

05/08/2014 00:00

Kim Kardashian zakonisht i përdor rrjetet sociale për të shfaqur “asetet” e saj, por kësaj radhe 33-vjeçarja përdori Twitter-in për të ndarë me ndjekësit e saj të shumtë mendimet që ajo ka për peshën trupore.

Kimi theksoi se të pasmet e saj janë bërë gjigande tashmë dhe se është e dëshpëruar të kthehet në formën e disa viteve më parë.

“Po stërvitem intensivisht për të humbur edhe këto 10 kilogramë që më kanë mbetur nga shtatzënia. Nuk kam më asnjë justifikim. Vajza është 1 vjeç tashmë dhe për peshën time nuk ka faj ajo. Kam shtuar në peshë dhe duhet të punoj shumë. Të pasmet e mia janë gjigande tashmë. Jo se i kisha të vogla më parë, por tani janë të stërmëdha. Do të nis dietën”, shkroi Kim Kardashian.

Top Channel