“Është gjëja më e natyrshme në botë”
05/08/2014 00:00
Olivia Wilde ka pozuar për një set fotografik mode duke ushqyer me gji djalin e saj të vogël. Aktorja 30-vjeçare shihet duke ushqyer 5-muajshin Otis në numrin e shtatorit të revistës ‘Glamour’.
Ajo thotë: “Të pozoj me Otisin është perfekte pasi çdo foto e imja tani nuk është e plotë pa të. Të ushqesh fëmijën tënd me gji është gjëja më natyrale në botë.”
Në këtë mënyrë, Olivia Wilde i bashkohet shumë femrave të famshme (Gisele Bundchen, Miranda Kerr, Jaime Pressly dhe Gwen Stefani) të cilat kanë promovuar ushqimin me gji të fëmijëve.
Top Channel