Drejt pavarësisë së Skocisë

05/08/2014 00:00

Liderët skocezë kanë publikuar një deklaratë të përbashkët e cila mbështet “forcimin” e parlamentit skocez.

Ky hap u ndërmor pasi Skocia po bën përpjekje për të fituar pavarësinë e saj nga Mbretëria e Bashkuar. Megjithëse këto pretendime kanë ngelur në tentativë, tashmë ata kanë vendosur se referendumi skocez për pavarësinë do të mbahet më 18 shtator.

Në lidhje me këtë hap, David Cameron duket skeptik sepse ai nuk ka interes që Skocia të shkëputet nga qeverisja e tij. Sipas analistëve, kjo nuk ka të bëjë me ambicie personale të liderëve, por nëse ecuria e vendit është më e mirë duke qenë të bashkuar, atëherë shkëputja nuk ka pse ndodh.

Por, parlamenti skocez do t’i japë më shumë kompetenca tatimeve dhe sigurimeve shoqërore, madje ka çështje për të cilat nuk gjykon si qeveria britanike.

Dhe nëse çështja e pavarësisë skoceze bazohet mbi këtë të fundit, atëherë është e drejtë legjitime e popullit skocez për të shprehur vullnetin e tij me votë në referendumin e 18 shtatorit.

Top Channel