Kim tejkalon veten, 73 ditë e martuar

04/08/2014 00:00

Nisur nga precedentët e së kaluar, kur Kim Kardashian i tha “Po” në altar Kanye West në mediat rozë nisën të qarkullonin bastet mbi kohëzgjatjen e martesës.

Por këtë herë vajza amerikane e spektakleve, nënë e një fëmije mund të marrë frymë lirisht. Ajo ka tejkaluar veten duke qendruar plot 24 orë më shumë e martuar se sa martesa e saj më e gjatë, ajo me basketbollistin Kris Humphries.

33-vjeçarja u martua në tetor të 2011 me basketbollistin amerikan dhe vetëm pas 72 ditësh praktikisht u ndanë, ndërkohë që ligjërisht divorci do të mbërrinte pas 536 ditësh në përfundim të betejës ligjore.

Sipas TMZ, vetëm gjashtë muaj nga ndarja me Kris, në jetën e Kim hyri Kanye me të cilin 33-vjeçarja ka edhe vajzën North e lindur qershorin e vitit të kaluar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel