Kate e William do t’i thonë lamtumirë Londrës

04/08/2014 00:00

Rikonstruksioni i apartamentit në “Kensigton Palace” ka kushtuar 4.5 milionë euro, por çifti William-Kate së bashku me Princin Xhorxh dëshiron që të transferohet në Sandrigham, ku mund të kesh më shumë privatësi.
 

William, Kate dhe djali i vogël i tyre janë të gatshëm për t’u transferuar në fshatin Norfolk, thuhet në “Mail on Sunday” sepse Londra i duket është shumë kaotike.

Punonjësit e Pallatit Mbretëror thonë që do të qëndrojnë në rezidencën zyrtare të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit. Por, një mikeshë e afërt e Will dhe Kate tha: “Ata do të kalojnë 2 vitet e ardhshme në fshatin Norfolk.  Nuk ka dyshim që ata preferojnë më shumë fshatin. Mezi presin momentin për t’u transferuar sepse të gjitha gjërat e Princit Xhorxh tashmë janë atje”.
 
Sipas burimeve, ata ndjehen pak të burgosur me jetën në Pallat. Problemi më i madh i Kensington Palace është mungesa e privatësisë. Ndërtesa është vendosur përballë kopshtit që është i hapur për publikun dhe paparacët mund të fotografojnë familjen mbretërore në jetën e tyre të përditshme. Një ndër problemet e Kate është se gjatë kohës që bën shëtitje me Princin Xhorxh dhe viziton dyqanet e zonës ata bezdisen nga paparacët dhe admiruesit. 

FOTO GALERI
1/2
Kate e William do t’i thonë lamtumirë Londrës

Top Channel