Jay Z dhe Beyonce, sërish bashkë

04/08/2014 00:00

Jay Z dhe Beyonce morën pjesë në një shfaqje private sekrete gjatë kësaj fundjave. Një zhvillim ky që ka një domethënie të veçantë, pasi përbën edhe provën më të pakundërshtueshme deri më tani, që ata janë ende një çift i bashkuar.

Nëna e Jay-t, Gloria Carter, organizoi një festë të zhurmshme për të shënuar edhe hapjen e restorantit të ri të saj, “Diamondz N Da Ruff”, në Newark.

Jay Z dhe Beyonce u panë në këtë festë rreth orës 19:00 të së shtunës, për të qenë prezent në prerjen e shiritit inaugurues dhe për të shijuar shampanjën, duke qëndruar për të paktën 15 minuta.

Siç bën të ditur revista TMZ, Beyonce dhe Gloria u panë të përqafuara dhe të qeshura, më shumë se ç’mund të jenë nusja dhe vjehrra, nëse çifti nuk do të shkonte mirë.

Megjithatë, diçka e çuditshme ka ndodhur, pasi në këtë shfaqje nuk kishte fotografë. Edhe pse TMZ ka mundur të shkëpusë një fotografi, rastësisht, dukej sikur nuk kishte vend për ovacione për pjesëmarrjen e Beyonces dhe Jay Z në këtë event.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel