Iraku u ofron ndihmë kurdëve

04/08/2014 00:00

Iraku u ka ofruar mbështetje nga ajri luftëtarëve kurdë, pasi këta të fundit kanë pësuar një seri disfatash në fushatën e tyre kundër shtetit të vetëshpallur islamik të ISIS.

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki urdhëroi forcat ajrore, që t’iu sigurojnë mbështetje forcave kurde “Peshmerga”, që luftojnë militantët në veri të vendit. Por, udhëheqësit kurdë nuk i janë përgjigjur ende ofertës irakiane.

Lufta rinisi, pasi ISIS mori në zotërim qytetet Sinjar dhe Zumer, fushat e naftës të kurdëve. Në kundërpërgjigje të tyre, forcat kurde thanë se po planifikonin një kundër-ofensivë.

Më parë, një zyrtar kurd i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se kjo “është një situatë shumë e rrezikshme për rajonin dhe se diçka duhet të bëhet shumë shpejt”.

OKB tha se dhjetra-mijëra njerëz prej Irakut ishin larguar nga shtëpitë e tyre, pas trazirave të fundit.

Top Channel