Bangladesh, përmbyset trageti me 200 pasagjerë

04/08/2014 00:00

Një traget, që mbante rreth 200 pasagjerë, është fundosur në lumin e kryeqytetit të Bangladeshit.

Sipas forcave të policisë, numri i viktimave ende nuk konfirmohet deri tani, por ekipet e emergjencës kanë arritur të shpëtojnë deri në 50 persona.

Autoritetet thanë se shkak i fundosjes së tragetit ishte mbingarkimi me pasagjerë në bord, si dhe ujrat e lumit të Bangladeshit, që ishin shumë të trazuar.

Të tilla fatkeqësi janë të zakonshme në atë zonë. Më herët, në Maj, rreth 50 njerëz humbën jetën nga fundosja e një anije transporti.

Top Channel