Armëpushimi i pjesshëm në Gaza

04/08/2014 00:00

Izraeli ka shpallur nje “armëpushim humanitar” prej 7-orësh i cili ka hyrë në fuqi vetëm në një pjesë të Gazës. Një zyrtar i lartë i ushtrisë izraelite tha se nuk do të ketë paqe në qytetin e Rafah, madje atje sulmet do të vazhdojnë.

Por, më herët forcat e mbrojtjes izraelite konfirmuan se ata do të fillojnë të tërheqin trupat nga e tyre nga Gaza duke thënë se janë shumë pranë përfundimit të misionit të tyre.

Sulmi i bërë ditën e dielë në një shkollë e cila përdorej nga palestinezët dhe ishte nën mbikqyrjen e OKB-së i mori jetën 10 personave dhe plagosi qindra të tjerë. Në lidhje me shpërthimin e radhës, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, e konsideroi atë si “vepër penale”.

Por, nga ana tjetër kryeministri Benjamin Netanjahu u shfajësua dhe tha se vetë Hamasi i bën këto veprime, për t’u viktimizuar në syrin e ndërkombëtarëve. Sipas autoriteteve, luftërat në Lindjen e Mesme i kanë marrë jetën 1800 personave dhe ndërkaq 1.8 milionë banorë të Gazës janë zhvendosur prej sulmeve.

Top Channel