Zjarret dalin jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 80 mijë persona. Gjendje emergjence pranë Madridit Europa godet bankat më të mëdha të Rusisë. Ky veprim drastik erdhi si pasojë e rritjes së presionit, që Unioni Europian po i bën Moskës lidhur me trazirat, që kjo e fundit ka shkaktuar në Ukrainë.
Në planin e detajuar të sanksioneve, që BE dhe SHBA publikuan, përfshihen “Sberbank” dhe “VTB Bank”, të dyja këto me një rëndësi të madhe në financat e vendit të tyre, dhe jo vetëm.
Njëri nga subjektet, “Sberbank”, ka më shumë se gjysmën e popullsisë së Rusisë, si klientë të saj, dhe banka ofron pothuajse një të tretën e të gjitha kredive, duke siguruar fonde jetike për ekonominë në vështirësi.
Aksionet ranë ndjeshëm, menjëherë pas verdiktit. Por, nuk munguan as reagimet nga pala e krerëve të bankave. Ata thanë se masat e Evropës “minojnë themelet e sistemit global financiar dhe nuk do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës në Ukrainë”.
Përveç ndikimit, që BE po bën në financat e Rusisë, janë vendosur dhe një seri masash të tjera, lidhur me pajisjet ushtarake, sektorin e naftës dhe atë të teknologjisë.
Top Channel