Neymar dhe Paris Hilton, bashkë në Ibiza

03/08/2014 00:00

Pak ditë më parë, nga Japonia ylli brazilian u shpreh se ishte riaftësuar plotësisht dhe ishte i gatshëm t’i bashkohej ekipit. Por nuk ka ndodhur kështu, ai po shijon në maksimum pushimet.

Nga Japonia, ai udhëtoi për në ishullin e famshëm të Ibiza-s së bashku me të dashurën e tij Bruna Marquezine. Çiftit brazilian i janë bashkuar Bastian Schweinsteiger dhe trashëgimtarja e perandorisë “Hilton”, Paris.

Braziliani dhe Paris janë takuar në një diskotekë, ku nuk kanë nguruar të bëjnë edhe një foto së bashku, duke e postuar menjëherë në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që Paris është parë në shoqërinë e futbollistëve. Në vitin 2009 ajo ishte nën shoqërinë e Ronaldos në Las Vegas, menjëherë pasi portugezi nënshkroi më Real Madrid.  

FOTO GALERI
2/6

Top Channel