Luftime në kufirin e Sirisë

03/08/2014 00:00

Të paktën 10 ushtarë libanezë u vranë dhe 13 të tjerë janë shpallur të zhdukur  mes përleshjeve me kryengritësit, të cilët kishin kaluar kufirin nga Siria.

Ky lajm u bë i ditur nga autoritete, të cilat shtuan se 20 ushtarë te tjerë janë plagosur gjatë konfliktit në rajonin e Libanit, Ersal, i cili nisi gjatë ditës së shtunë.

Zëdhënës të ushtrisë thanë se ata po i vazhdojnë  operacionet e tyre luftarake në fushën Ersal.

Top Channel