Victoria Beckham flet për krizën me djalin Brooklyn Beckham: Gjithmonë kemi bërë më të mirën për fëmijët tanë Mijëra vizitorë ndoqën në qytetin e Gjirokastrës mbrëmjen finale të eventin të madh kulturor “Traku Fest”.
Ndërsa në shtëpinë e Zekatëve u mbajt një konferencë shkencore mbi trashëgiminë kulturore ku disa studiues sollën fakte të reja shkencore mbi arkitekturën zhvillimin dhe profilin e qytetit në periudha të ndryshme.
Ministria e Turizmit, Englantina Gjermeni tha se Gjirokastra prezanton potencialin më të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe historik në Shqipëri.
Më pas në kalanë e qytetit u ngjit grupi i mirënjohur OffChestra. Fanfara e Tiranës dhe Hysni Zela ndryshuan atmosferën me motive tradicionale nga treva të ndryshme shqiptare.
Festivali i Trashëgimisë Kulturore “Traku Fest” zgjati për tri ditë në Gjirokastër dhe ofroi zbavitje të tilla si turizmin e monumenteve dhe siteve arkeologjike. Traku muzikor solli një numër të madh artistësh dhe bandash muzikore ndërsa Traku shkencor solli një numër konferencash shkencore, ekspozitash ndërsa për herë të parë u çel për publikun tuneli i luftës së ftohtë.
Top Channel