Edhe Venecia përmbytet, 4 të vdekur

03/08/2014 00:00

Në veri të qytetit të Venecias në Itali ka ndodhur një përmbytje, e cila rezultoi të ishte fatale, pasi 4 njerëz humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën.

Njerëzit ishin të pranishëm në një festival, i cili promovonte bukuritë dhe traditat e zonës. Sipas mediave italiane paniku përfshiu gjithë banorët. Stuhia goditi papritur zonën në të cilën po zhvillohej festivali. Me dhjetëra makina u zhvendosën nga uji duke përfunduar në një lum aty pranë.

Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital, nga ky bëhet e ditur se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë që mendohet të kenë humbur jetën nga përmbytja.

Top Channel