“Novorusia” në Ukrainën Lindore

02/08/2014 00:00

Rusia vazhdon ta ketë të qartë vizionin për krijimin e shtetit të ri të quajtur “Novorossia” në Ukrainën Lindore. Një zëdhënës i lartë i territoreve të zotëruara nga rebelët në rajonin e Donjetskut, Igor Druz shpjegon për BBC ideologjinë e lëvizjes lindore në Ukrainë.

“Në disa raste, kur ka qenë  gjendje e trazuar ne kemi kryer ekzekutime jashtëgjyqësore të njerëzve  por e kemi ndërmarrë këtë hap thjesht  për të parandaluar kaosin dhe për të vendosur autoritetin tonë. Dua të theksoj që trupat tona janë shumë të disiplinuara.”- tha Igor Druz.

Pjesë e ideve të tyre për krijimin e sundimit të ri Druz tha se Rusia është një mbështetëse e fortë e moralit të krishterë dhe fesë ortodokse. Ata përbuzin homoseksualitetin si edhe shpresojnë legalizimin e  dënimit me vdekje për krimet e rënda.

Moska është në qendër të vazhdueshëm të akuzave nga ana e SHBA dhe BE për aneksim të rajonit të Krimesë në Ukrainë. Rusia nga ana tjetër i mohon akuzat dhe thotë se qeveria e Ukrainës i përngjan një oganizate terroriste dhe ajo është fajtore për gjithë trazirat mes tyre.

Top Channel