Londra, luftë krimit kibernetik

02/08/2014 00:00

Britania e Madhe është duke kërkuar një “James Bond” të ri për të luftuar krimin online. Qeveria e Mbreterisë së Bashkuar ka nisur një program të posaçëm me 6 universitete të akredituara për të trajnuar brezin e ri të spiunëve kibernetike dhe ekspertëve të sigurisë.

Shteti e ka ndërmarrë këtë projekt për të luftuar nivelet në rritje të krimit në internet. Këto të fundit dënohen me ligj në raste se ka abuzime të tipit vjedhje të kartave të kreditit, sekuestrim të dhënave personale online, shpërdorime fotosh nga rrjete sociale etj.

Ministri i Teknologjise u shpreh se “Siguria kibernetike është një pjesë thelbësore e planit afat-gjatë kësaj qeverie për ekonominë britanike”.

Kjo është një përpjekje e qartë për të bërë Mbretërinë e Bashkuar një nga vendet më të sigurta në botë për biznesin online pasi internet është kthyer në një domosdoshmeri në të gjitha fushat e jetës.

Top Channel