Kinë, shpërthim në fabrikë, 65 viktima

02/08/2014 00:00

Një shpërthim në një fabrikë në lindje të Kinës ka vrarë 65 persona dhe ka plagosur rreth 100 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në Kunshan sipas agjensisë së lajmeve Xinhua. Foto të postuara “online” tregojnë njerëz me djegie të mëdha që marrin ndihmën e parë të ulur në trotuar.

Sipas televizionit shtetëror kinez, fabrika i përket Zhonrong Plating, një kompani që prodhon pjesë makinash dhe ka rreth 450 punonjës.

Në momentin e shpërthimit mendohet se në fabrikë ka pasur 200 punëtorë.

Top Channel