Avril Lavigne merr një unazë 17 karatë në përvjetorin e martesës

02/08/2014 00:00

Në fillim të karrierës Avril Lavigne ishte një vajzë shumë rebele, por gjërat tashmë kanë ndryshuar. Ajo është bërë zonja Kroeger dhe merr dhurata të tilla si unaza 17 karatësh.

Në përvjetorin e parë të martesës, bashkëshorti i saj Chad Kroeger, këngëtari i grupit Nickelback, i ka dhuruar unazën me gurë smeraldi. Një surprizë që është vlerësuar shumë nga këngëtarja.
 
“Nuk arrij ta besoj se dhurata për përvjetorin e martesës ishte një unazë 17 karatë me gurë smeraldi. E dashuroj bashkëshortin tim”, shkruan Avril Lavigne.  

Përsa i përket aspektit profesional, Lavigne nuk ka arsye për t’u gëzuar sepse albumi i pestë i saj nuk pati sukses dhe gjithashtu videoja “Hello Kitty” mori shumë kritika. Por, të paktën për të mendon bashkëshorti duke e surprizuar me dhuratat e herëpashershme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel