Libri i publicistit dhe politikanit Ben Blushi, “Hëna e Shqipërisë”, është bërë viktimë e piraterisë ditët e fundit dhe libraritë janë mbushur me libra të klonuar.
Pas një investigimi në treg, botuesi “UET Press” ka zbuluar skemën dhe ka ngritur një padi penale për piratimin e këtij libri.
“Para pak ditësh “UET Press” ka konstatuar se libri “Hëna e Shqipërisë” është piratuar. “UET Press”, në përputhje me legjislacionin, ka ekzkluzivitetin e tregtimit të librit të autorit Ben Blushi, ndaj ka përgatitur padinë dhe do t’u drejtohet organeve përkatëse. Piratimi është bërë për synime përfitimi të paligjshme, duke dëmtuar si autorin edhe botuesin”, ka deklaruar përfaqësuesja e “UET Press”, Valbona Nasanajeli.
Ajo u ka kërkuar institucioneve përgjegjëse që të bëjnë më shumë për të mbrojtur autorët, të drejtat dhe punën e tyre, si dhe të luftojnë këtë dukuri që rrezikon të përhapet me futjen e librit elektronik në tregun shqiptar.
Top Channel