Tregtarët protestojnë para Kuvendit
					 24/07/2014 00:00					
				
				Tregtarët e tregut të uzinës “Dinamo” kanë protestuar paraditen e së enjtes përpara Parlamentit për mos mbylljen e tregut.
Duke i bërë thirrje deputetëve të Kuvendit për një zgjidhje të problemit të tyre, ata të revoltuar shprehen se nuk do të ndalen derisa zëri i tyre të dëgjohet që ata të vazhdojnë biznesin e tyre normalisht.
Në të njëjtën kohë, përpara Parlamentit kanë protestuar edhe ish të burgosurit politikë, të cilët shprehen kundra projektligjit për të përndjekurit duke e cilësuar atë si politik dhe në mospërputhje me interesat e tyre.
   
Top Channel