Ligji për Policinë e Shtetit
22/07/2014 00:00
Pas deputetëve të LSI-së, projektligji për Policinë e Shtetit është kundërshtuar në Komisionin e Ligjeve edhe nga deputeti socialist Tom Doshi.
“Unë them që Policia e Shtetit është politike, emërimet i bën ministri. Fakti tregon se të gjithë drejtuesit e Policisë së shtetit sot janë nga Tepelena, asnjë nga veriu. Atëherë, të gjitha këto emërime të bëra janë politike”, u shpreh deputeti socialist Tom Doshi.
Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshton dy kapituj të këtij projektligji, mes të cilëve ai që lidhet me gradat.
Top Channel