70 vjet nga atentati ndaj Hitlerit

20/07/2014 00:00

20 Korrikun e vitit 1944, oficeri gjerman Claus Schenk Graf von Stauffenberg vendosi një valixhe dokumentesh pranë Adolf Hitlerit, në shtabin e tij. Bomba shpërtheu, por Fyhreri shpëtoi rastësisht.

Atentate të dështuara ndaj liderit të Gjermanisë naziste kishte edhe përpara, por asnjëri prej tyre nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendjen, sa sulmi në të ashtuquajturin Shtab i Përgjithshëm i udhëheqësit, afër Rastenburgut, në Prusinë lindore.

Stauffenberg u nis që në tetë të mëngjesit, me qëllimin e qartë: të vriste Adolf Hitlerin me një bombë. Momenti është i përshtatshëm. Në funksionin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, në gatishmëri, ai duhet të raportonte para Hitlerit.

Rojes nuk iu duk e pazakontë, që me vete kishte një valixhe me dokumente, e as fakti që e la nën tavolinën e rëndë të Hitlerit, në sallën ku shpaloseshin hartat. Gjëra të tilla ndodhnin rëndom.

Oficerit, që shtyn pa dashje valixhen, ky veprim i pavullnetshëm do t’i kushtonte jetën, ndërsa shpëtoi atë të Hitlerit. Ky, bashkangjitur faktit që sulmi nuk ndodhi në një bunker me mure të betonizuara, ku mbijetesa do të kishte qenë e pamundur.

Pas dështimit të atentatit, nisi fushata e hakmarrjes ndaj grupit organizator. Hitleri deklaron se komplotistët do të përndiqen pa mëshirë. Fëmijët e atentatorit rrëmbehen nga Gestapo dhe dërgohen në një jetimore të posaçme. Mbrëmjen e 21 Korrikut, Stauffenberg-u dhe tre bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u pushkatuan. Guximin për rezistencë aktive, asokohe, e kishin vetëm pak njerëz.

Të paktët që mbijetuan, rrëfyen më vonë se ajo, çfarë i shtyu drejt pjesëmarrjes në komplot, ishte mendimi torturues se, të gjitha këto krime ushtroheshin në emër të gjermanëve dhe se duhet t’i tregonin botës, që në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe.

Top Channel