Vidhte klientët, burg ish-punonjëses së bankës

18/07/2014 00:00

Vidhte para nga llogaritë e klientëve të bankës në shuma të vogla për të mos rënë në sy duke grumbulluar në total të paktën 200 mijë euro.

Gjykata e Tiranës dha të premten paradite masën e arrestit me burg për shtetasen A.Aliaj, ish-punonjëse në një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet.

Vendimi u mor mbi bazën e kërkesës së dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit kishte nisur hetimet pas denoncimit të drejtuesve të tjerë të bankës të cilët paditën ish-kolegen e tyre për mashtrimin.

Ish-punonjësja A.Aliaj dyshohet se ka përvetësua në mënyrë të paligjshme një shumë prej 200 mijë eurosh nga llogaritë e dhjetra klientëve të bankës.

Top Channel