Tepelenë, asgjësohen 800 rrënjë kanabis

18/07/2014 00:00

Policia e Tepelenës identifikoi dhe më pas asgjësoi 808 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Bimët ishin të mbjella në disa parcela në Përroin e Salarisë. 500 prej tyre ishin në një fazë të avancuar, ndërsa 308 ndodheshin ende në formë kubikësh, gati për mbjellje.

Burimet nga uniformat blu bëjnë me dije se terreni ku ishin të mbjella bimët ishte hapur rishtazi në këtë zonë.

Policia vijon hetimet për identifikimin e dhe arrestimin e autorëve të kultivimit të lëndës narkotike.

Top Channel