Administrata e Kuvendit dhuroi gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, stafi i Kuvendit i është bashkuar fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut.
Koordinatorët e Kryqit të Kuq bënë me dije se në periudhën korrik-gusht dhurimi i gjakut bie ndjeshëm dhe talasemikët kanë më shumë nevojë se kurrë.
Kryqi i Kuq Shqiptar ka bërë apele të herëpashershme për dhurimin vullnetar të gjakut, të cilave u janë përgjigjur shumë institucione.
Kryqi i Kuq, organizatat joqeveritare në këtë fushë dhe strukturat shëndetësore theksojnë rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut, si mënyra më e mirë për të plotësuar nevojat në vend, por edhe për gjak të sigurt.
Top Channel