Orikumi, Radhima dhe uji i ftohtë në Vlorë janë pa energji elektrike për shkak se është vjedhur rreth 2 kilometra kabëll nga linja 35 kilovolt e TEC-it deri në Ujin e Ftohtë në Vlorë.
Punonjësit e CEZ Shpërndarjes menjehërë sapo konstatuan vjedhjen bënë denoncimin në organet e policisë. Ndërkohë që brigada e punonjësve të kompanisë ka filluar punen që në orën 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme, për të rikuperuar dëmin e shkaktuar nga kjo grabitje, me pasoja për abonentët në të gjithë zonën.
Në një deklarim të kompanisë CEZ thuhet se CEZ Shpërndarje dënon këtë akt dhe bën apel ndaj organeve të rendit dhe drejtësisë për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve të vjedhjes.
Vetem dy jave më parë një kabëll me të njëjtën gjatësi është vjedhur edhe në zonën e bregdetit, CEZ paditi në polici ngjarjen, por duket se autorët që grabisin linjat, përdorin të njëjtën mënyrë aq sa dyshimet janë se bëhet fjalë për një grup të specializuar me mundësinë e ndërhyrjes në central si dhe me mjete të rënda për transportin e kabllit.
Shprehemi të shqetësuar pasi veprime të tilla të grabitjes dhe dëmtimit të linjave të shpërndarjes së energjisë elektrike janë bërë të shpeshta në këtë zonë. Ato shkaktojnë dëme financiare për kompaninë dhe njëkohësisht pengojnë funksionimin normal të punës për furnizimin e abonentëve me energji elektrike, sidomos në këtë periudhë sezoni turistik.
Top Channel