
Tregtarët e ish-uzinës Dinamo kanë protestauar të enjten para godinës së prefekturës, pranë 21 Dhejtorit, duke kërkuar takim me prefektin Sadi Vorbsi, me qëllim anulimin e vendimit për mbylljen e tregut tek ish-uzina.
Tregtarët nuk pranojnë të zhvendosen në tregun e ri të ndërtuar në autostradë dhe thonë se do të përshkallëzojnë protestat e tyre, duke e konsideruar vendimin e task forcës abuziv dhe korruptiv.
“Kërkojmë daljen e prefektit, të na presë në zyrë një përfaqësi dhe anulimin e vendimit korruptiv. Do përshkallëzojmë situatën, sepse me bukën e fëmijëve tanë nuk luan njeri”, deklaroi një tregtar.
Tregtarët do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim, ndërkohë që në ambientet e tregut të ish-uzinës Dinamo nuk ka mbërritur askush që t’u kërkojë të largohen apo të mos i lejojë të vazhdojnë aktivitetin e tyre.
Top Channel