Lufta kundër pastrimit të parave

17/07/2014 00:00

Genti Gazheli, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni zhvilluan të enjten një takim pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Alexander Arvizu.

Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm të kësaj drejtorie me Njësinë e Inteligjencës Financiare të Shteteve të Bashkuara dhe mbështetjen e vazhdueshme që ambasada amerikane ka ofruar në kuadrin e OPDAT dhe përafrimit të legjislacionit shqiptar në fushën e masave kundër pastrimit të parave e në veçanti financimit të terrorizmit.

Gazheli dhe Arvizu e vunë theksin në nevojën e rritjes së kapaciteteve njerëzore të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe rolin që Ambasada e SHBA mund të luajë në këtë kontekst me qëllim intensifikimin e mëtejshëm të aftësisë së saj parandaluese dhe mbështetjes që ajo ofron për Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit.

Top Channel