Protestë për impiantin e naftës

16/07/2014 00:00

Banorët e fshatit Pluk në Lushnje protestojnë kundër vënies në funksionim të një impianti të prodhimit të naftës në zonën e tyre të banimit.

Ata thonë se janë të shqetësuar për shkarkimin e gzrave nga ky impiant, që është një minirafineri e naftës bruto.

“Ajo që po bëjmë është një protestë paqësore. Ne kërkojmë ndalimin e kësaj fabrike sepse është shumë e rrezikshme për banorët e Plukut. Po mbytemi, nuk hapim dot dritaret”, thotë një prej banorëve.

“Qeveria dhe Parlamenti u mblodhën dhe nxorrën ligjin për të mbrojtur kafshët, kurse ne njerëzit na lënë të vdesim. Nuk flemë dot natën sepse ata riciklojnë goma”, shprehet një tjetër.

Impianti përpunon 70 tonë naftë bruto në ditë dhe sipas pronarit të uzinës, ndërtimi dhe shfrytëzimi është bërë brenda të gjitha lejeve dhe rregullave nga institucionet shtetërore.

Top Channel