Tiranë, pranga funksionarit të policisë

14/07/2014 00:00

Një funksionar policie ka përfunduar në prangat e agjentëve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Burime policore zyrtare bëjnë me dije se arrestimi i Halil Picarit, nga radhët e policisë për ruajtjen e objekteve, është bërë në orët e drekës të ditës së hënë.

Sipas burimeve, Picari është prangosur nga agjentët e SHKB-së pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në një objekt të cilin e ruante në kuadër të detyrës së tij.

Materialet e mbledhura i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës, për proçedimin e funksionarit, që akuzohet për veprën penale të vjedhjes.

Top Channel